Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Puthja thumb për deputetët e opozitës, ‘sqarohet’ Shabani: Në sallë ishte dhe e fejuara ime…
endri shabani TIRANË- Endri Shabani u votua me 85 vota nga socialistët, për të qenë në krye të Avokatit të Popullit, në një seancë planare që u karakterizua nga debatet. Disa ditë më vonë, ai u betua mes flakadanëve, ndërsa u bë virale me një puthje, që u interpretua si thumb për deputetët e opozitës. Vetë Shabani sqaroi gjithçka në emisionin "Opinion" duke thënë se puthja me dorë ishte thjesht një përshëndetje. Pse kjo zgjedhje? Për Endrit Shabanin ka shumë kuptim. Në sallë, ai tha se ndodhej e fejuara e tij, dhe nuk ishte asgjë tendencioze ndaj askujt dhe as ironi, por vetëm një përshëndetje normale. Shabani tha po ashtu se ceremonia nuk shkoi ashtu siç duhet, por pavarësisht flakadanëve të demokratëve në sallën e...