Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura
Përmbytjet e përsëritura në Shqipëri nuk janë thjesht pasojë e reshjeve të dendura. Sipas ekspertëve, shkaku kryesor fshihet pas një dështimi institucional: një lëmsh kompetencash mes pushtetit qendror dhe bashkive, i krijuar që pas reformës territoriale të vitit 2014. Ky fragmentim i përgjegjësive bën që, ndërkohë që vendimet merren në nivel qendror, pasojat dhe dëmet të përballohen nga komunitetet lokale. Ndarja e përgjegjësive në letër Në teori, ndarja e detyrave duket e qartë. Reforma i ngarkoi bashkitë me përgjegjësi direkte për infrastrukturën lokale të kullimit, duke përfshirë pastrimin e kanaleve dytësore, riparimet e vogla dhe reagimin e parë në terren gjatë emergjencave. Nga ana tjetër, pushteti qendror, përmes Ministrisë së Bujqësisë, mban kontrollin mbi infrastrukturën strategjike: kolektorët kryesorë, veprat e mëdha hidroteknike dhe politikat kombëtare...
Burimi:
gijotina.com