Punonjësi i OSHEE humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë në Lezhë, procedohen katër persona
Një punonjës i OSHEE-së humbi jetën dje gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Rrilë, të Lezhës. Në lidhje me ngjarjen, janë proceduar katër persona, për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin M. L., 34 vjeç, me detyrë inxhinier elektrik i OShEE-së, si dhe për shtetasit K. Ll., 60 vjeç, A. Xh., 62 vjeç dhe E. R., 23 vjeç, me detyrë elektricistë të OShEE-së” “Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi humbjen e jetës së shtetasit M. P. (me detyrë elektricist i OShEE-së), dyshohet si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë riparimit të një defekti, në një shtyllë në fshatin Rrilë, infomojmë se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga oficerët e Policisë...
Burimi:
top-channel.tv