Punonjësi humbi jetën gjatë përmbytjes! Familjarët ‘rrëzojnë’ Bashkinë e Durrësit: Po pastronte me ujin deri në gju, kemi prova
familjarët e viktimës DURRËS-Astrit Hysenaj, 54-vjeç, punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh në Durrës, shënoi viktimën e përmbytjeve në vend. 54-vjeçari u gjet pa shenje jete në një kanal kullues në afërsi të ish-repartit Ushtarak, pasi e kishte marrë rrjedha e fortë e ujit. Pas humbjes nga jeta të punonjësit, Bashkia e vendit deklaroi se Hysenaj nuk ishte duke punuar por ishte larguar më herët për shkak të motit të keq. Nga ana tjetër familjarët pretendojnë se ai e humbi jetën në krye të detyrës, duke pastruar kanalet, ndryshe nga çfarë deklaroi kryebashkiakja Emirjana Sako. Sipas të afërmve, Astrit Hysenaj kishte shkuar në punë në orën 5:30 të mëngjesit, ashtu si çdo ditë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike. Kushëriri i viktimës thotë se kanë në duar pamje filmike nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentet...
Burimi:
zeri.ai