Punonjësi humbi jetën duke riparuar defektin në shtyllë, procedohen penalisht inxhinieri elektrik dhe dy elektricistë

Punonjësi humbi jetën duke riparuar defektin në shtyllë, procedohen penalisht inxhinieri elektrik dhe dy elektricistë

Në vijim të informacionit të bërë publik një ditë më parë lidhur me humbjen e jetës së shtetasit M. P., me detyrë elektricist i OSHEE, janë zbardhur detaje të reja mbi hetimet. Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike në fshatin Rrilë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Lezhës, ka nisur procedimi penal për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Procedimi ka nisur ndaj shtetasit M.L, 34 vjeç, me detyrë inxhinier elektrik pranë OSHEE-së, si dhe ndaj shtetasve K. Ll., 60 vjeç, A. Xh., 62 vjeç dhe E....