Punimet për kanalizimet dhe reshjet përmbytin Lezhën, uji mbulon rrugët, disa zona pa energji

Punimet për kanalizimet dhe reshjet përmbytin Lezhën, uji mbulon rrugët, disa zona pa energji

lezhe LEZHË- Reshjet e shiut gjatë natës dhe që kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të sotëm, kanë shkaktuar problematika në disa zona të qytetit. Situata më problematike paraqitet në blloqet e banimit "Besëlidhja", "11 Janari" dhe zona “11.2 hektarë” në lagjen Besëlidhja. Prania e ujit në sipërfaqe të rrugëve ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk e ka përballuar nivelin e lartë të prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë disa zona urbane. Shkak janë bërë edhe punimet që po realizohen në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Ky projekt i cili ka nisur prej disa muajsh, synon zgjidhjen përfundimtare të problematikës së përmbytjeve në qytetin e Lezhës. Nga moti i keq...