Punëtori bie nga godina në ndërtim, në pranga tre zyrtarë të Bashkisë së Gjirokastër

Punëtori bie nga godina në ndërtim, në pranga tre zyrtarë të Bashkisë së Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër vunë në pranga në flagrancë Pano Çakon, 46 vjeç, Arben Baxhën, 61 vjeç dhe Adrian Loloçin, 58 vjeç, të tre banues në këtë qytet dhe me detyrë përgjegjës në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare. Ndaj tyre rëndon akuza për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Arrestimet erdhën pas një ngjarjeje të ndodhur një ditë më parë në lagjen “Zinxhira”, ku rreth orës 13:30, gjatë punës për pastrimin e një objekti, 55-vjeçari Tani Kopeci dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i godinës. I dëmtuari u transportua me helikopter drejt Tiranës dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe Adriatik Onjea, drejtor i...