Punësimi i paligjshëm i Muçi Shaljanit që u vra në Rinas bashkë me Gilmando Danin, merret i pandehur ish-kreu i AMP
Artion Saliasi, ish-drejtori i komanduar i AMP-së, është marrë i pandehur në lidhje me rekrutimin në kundërshtim me ligjin brenda AMP-së të Muçi Shaljani (Sheqerit). Shaljani mbeti i vrarë më 11 nëntor të vitit që lamë pas, në Rinas, bashkë me Gilmando Danin. Artion Saliasi është marrë i pandehur pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe AMP-së për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi u konstatuan gjatë hetimeve dhe verifikime shkelje në procedurat e punësimit të Shaljanit. Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në AMP, Gëzim Sala, është rikthyer në detyrë, pasi Apeli i hoqi masën e pezullimit nga detyra rreth 1 muaj më parë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv