Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Publikohet vendimi, këto janë kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Është publikuar vendimi për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve. Me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme: a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë urban, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë urban dhe pension të reduktuar të pleqërisë, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703,...