Publikohen PAMJET/ Momenti kur sulmohet brutalisht Egli Pashollari, Buçpapa e goditi me thikë sapo zbriti nga “BMW” e bardhë…
momenti i vrasjes-pamje-egli pashollari TIRANË- Janë publikuar pamjet nga momenti i vrasjes së 31-vjeçarit, Egli Pashollari, në Tiranë. Ky është momenti kur i shpalluri në kërkim, Gazment Bucpapaj, qëllon me thikë 31-vjecarin në rrugën “Kongresi i Lushnjës” pranë zonës së njohur si ish-Parku. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të siguruar nga ZËRI, i riu është sulmuar menjëherë sapo ka dalë nga makina e tij, tip "BMë" e bardhë, ndërsa pjesë e përleshjes është edhe gruaja e autorit. Përleshja mes tyre ka vijuar për disa minuta, teksa në video shihet se një person tjetër tenton të ndaj Egli Pashollarin dhe Gazment Bucpapën. Pavarësisht përpjekjeve të kalimtarëve, tragjedia nuk është shmangur. Disa prej tyre e kanë ndihmuar edhe për ta transportuar në spital, por Egli Pashollari nuk u mbijetoi...
Burimi:
zeri.ai