“Pse u përmbytëm?”/ Inxhinierja Luljeta Bozo: Dëmtuam infrastrukturën, asnjë masë pas 10-fishimit të popullsisë në disa zona

“Pse u përmbytëm?”/ Inxhinierja Luljeta Bozo: Dëmtuam infrastrukturën, asnjë masë pas 10-fishimit të popullsisë në disa zona

Reshjet e dendura të shiut gjatë javës së parë të janarit pushtuan mbi 13 mijë ha tokë bujqësore, kurse më shumë se 1600 banesa u përmbyten. Inxhinierja e ndërtimit, Luljeta Bozo e cila mbi supe mban një karrierë 60-vjeçare thotë se nëse Shqipëria do të kishte ruajtur infrastrukturën e kanaleve kulluese që u ndërtua në sistemin e diktaturës, sot kjo sipërfaqe toke e përmbytur do ishte shumë herë më e vogël. “Në vitet 1965-1967 ka pasur shumë përmbytje. Pastaj u bë një punë e jashtëzakonshme për të ndërtuar rrjetin e kullimit dhe të drenazhimit të ujerave dhe u ndërtuan 640 diga që është një shifër që nuk e ka asnjë vend në botë për një sipërfaqe toke kaq të vogël sa jemi ne dhe sistemi...