Pse përmendën prokurorët 35 vite burg? Gazetarja Lala tregon prapaskenat e mbledhjes për imunitetin e Ballukut
Gazetarja Klodiana Lala tregon më shumë për seancën me dyer të mbyllura për imunitetin e Belinda Ballukut. Lala tha se prokurorët pretendojnë se Balluku mund të prishë provat, ndaj kërkojnë heqjen e imunitetit të saj, për të caktuar një tjetër masë sigurie. Lidhur me pretendimet se Balluku ka kërcënuar dëshmitarët me persona të krimit të organizuar, Lala tha se nuk ka një akuzë të re penale për intimidim, por vetëm pretendime të një vartëse. ”Ka patur përdorim të termit “35 vjet burg”. Zoti Braho, duke parashtruar argumentat, ka deklaruar se në momentet e para, kur është kërkuar dhe miratuar pezullimi nga ushtrimi i funksioneve për Ballukun, veprat penale kishin marzh dënimi deri në 10 vite. Por më pas prokurorët pretendojnë se kanë prova të reja...
Burimi:
kohajone.com