‘Pse më shan në TikTok’! E zunë pritë dhe e qëlluan me armë, arrestohet autori i plagosjes në Institut
Pamje nga arrestimi TIRANË-Është vendosur në pranga autori i plagosjes së 40-vjeçarit, Mariglen Jata, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 23 nëntorit në Institut. Fatmir Frroku u arrestua në bulevardin "Nënë Tereza" teksa lëvizte me makinë. Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij Izet Leka dhe Marsildo Ndoja. Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, kur kreu krimin, ndërsa tjetri shoqërohej me të, në momentin e ndalimit. Sipas raportimeve dhe dëshmive, sherri mes të plagosurit Mariglen Jata dhe autorit të dyshuar Fatmir Frroku, ka qenë banal për shkak të sharjeve në TiKTok. Mbrëmjen e 23 nëntorit Jata u zu në pritë sapo hyri në rrugicë, aty i ka dalë para autori ku e ka qëlluar me armë zjarri. Njoftimi i policisë: Si rezultat i punës informative dhe ndjekjes së kryer nga specialistët...