“Pse më ngacmon të fejuarën”, si nisi sherri në Rrugën e Kavajës/ 34-vjeçari u qëllua me plumb në bark, partnerja e transportoi në spital

“Pse më ngacmon të fejuarën”, si nisi sherri në Rrugën e Kavajës/ 34-vjeçari u qëllua me plumb në bark, partnerja e transportoi në spital

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, në Rrugën e Kavajës. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se 34-vjeçari ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën në tavolinë. Më pas ata të dy kanë debatuar me fjalë, teksa më pas personi tjetër ka nxjerë armën duke e plagosur në bark me një plumb. E fejuara më pas e ka marrë me makinë dhe e ka dërguar në një spital privat dhe nuk ka rrëzik për jetën. Top Channel