“Pse më ngacmon të fejuarën”/ Plagosja në kryeqytet, si nisi sherri në lokal, ja kush është i plagosur dhe autori (EMRAT-VIDEO)

“Pse më ngacmon të fejuarën”/ Plagosja në kryeqytet, si nisi sherri në lokal, ja kush është i plagosur dhe autori (EMRAT-VIDEO)

vendngjarje TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, në "Rrugën e Kavajës". Mësohet se i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 34 vjeçari ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në zonën e Delijorgjit, ku dyshohet se sherri ka nisur për arsye banale. Sipas burimeve, dyshohet se konflikti mes 34-vjeçarit dhe autorit ka qenë për motive xhelozie. 34-vjeçari ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën në tavolinë. Autori Besjan Ferazini, dyshohet të ketë pasur një lidhje me partneren e të plagosurit. Më pas ata të dy kanë debatuar me fjalë, teksa më pas personi tjetër ka...