PS votoi kundër heqjes së imunitetit, Bylykbashi: Laku i drejtësisë po shkon drejt fytit të Ramës
Në selinë blu u mbajt një takim me departamentin e Infrastrukturës. Deputeti Oerd Bylykbashi tha se demokratët kanë nisur përgatitjen e programit të partisë për fusha të ndryshme, ndërsa komentoi edhe zhvillimet e fundit sa i përket votimit kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj. Ai e ka cilësuar si një provë që kryeministri po ndjen që “laku i drejtësisë po i afrohet”, ndërsa qeverisjen e Ramës e quajti të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Nisim përgatitjen e programit të PD për pika të ndryshme. Ajo që u përmbyll dje me turp në Kuvendin e Shqipërisë është maja e qeverisjes së Ramës, është prova që Rama nuk heq dorë dhe do të vijojë në të...
Burimi:
kohajone.com