PS rrëzon nismën e deputetëve të PL për sigurinë ushqimore! Xhixho: Situatë alarmante, duhet ndërhyrje
Deputetët e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi prezantuan në Komisionin e Jashtëm një nismë për sigurinë ushqimore, që synonte domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë. Sipas deputetes Xhixho, rritja e rasteve të evidentuara me ndotës kimikë dhe biologjikë në produktet ushqimore vendase dhe import, ka krijuar një situatë alarmante që kërkon ndërhyrje urgjente ligjore dhe institucionale. Pavarësisht argumenteve të prezantuara në Komision, nism u rrëzua me 8 vota të socialistëve ndërsa mori vetëm 3 vota pro. Këtë votim, në rrjetet sociale Tedi Blushi e quajti votë në favor të ushqimeve pa kontroll. “Siguria ushqimore përbën një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së shëndetit publik dhe të sigurisë kombëtare. Rritja e vazhdueshme e rasteve të evidentuara me ndotës kimikë dhe...
Burimi:
kohajone.com