“PS po pengon drejtësinë me puç kartoni”, Gjekmarkaj: Kush fshin qurret dënohet me 30 ditë, kush teshtin me 60!

“PS po pengon drejtësinë me puç kartoni”, Gjekmarkaj: Kush fshin qurret dënohet me 30 ditë, kush teshtin me 60!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e akuzuar qeverinë se po cenon demokracinë dhe po përpiqet të kufizojë debatin parlamentar përmes ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Në fjalimin e tij, Gjekmarkaj tha se demokracitë shpesh nuk rrëzohen nga armiqtë e jashtëm, por dëmtohen nga korrupsioni, privilegjet, konformizmi dhe frika brenda vetë sistemit. Sipas tij, korrupsioni dhe krimi e vënë në rrezik funksionimin e demokracisë dhe institucionet e shtetit. Deputeti demokrat kritikoi gjithashtu riformatimin e fundit të qeverisë nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë si një “riformatim tragji-komik”, ndërsa shtoi se kabineti aktual dominohet nga figura pa individualitet dhe pa personalitet politik. Gjekmarkaj u ndal edhe te ndryshimet e propozuara në Rregulloren e...