PS po cënon standardet e parlamentarizmit! Nismat ligjore të opozitës përfundojnë në kosh

PS po cënon standardet e parlamentarizmit! Nismat ligjore të opozitës përfundojnë në kosh

Kuvendi mori në shqyrtim në janar disa ndryshime në Kodin Penal, për të cilat opinioni publik ishte përgatitur se do të sillnin heqjen e ‘shpifjes’ si vepër penale, pas një konsultimi të gjatë të dy forcave politike kryesore me shoqërinë civile dhe një premtimi publik të kryeministrit Edi Rama. Por kur deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e paraqiti propozimin në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ajo u përball me refuzimin e mazhorancës socialiste, ndërsa qeveria kishte sjellë një version të ri formulimesh që nuk e dekriminalizonin shpifjen tërësisht, por vetëm për një kategori të caktuar gazetarësh. Një situatë e ngjashme u përsërit në fillim të muajit shkurt në të njëjtin komision dhe me një nismë ligjore të deputetes tjetër të PD-së, Ina Zhupa, e depozituar...