Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut’/ Bardhi: Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë gjelin e detit dhe dëshmitarët
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se PS kërkon që ta shtyjë imunitetin e të pandehurës Belinda Balluku deri në shkurt, ndërsa shtoi me ironi se deri atëherë zëvendës kryeministrja i ka “ngrënë” dëshmitarët. Sipas tij, socialistët me afatet që po ecin, kërkojnë që ta shtyjnë shqyrtimin e imunitetit të Belinda Ballukut deri në muajin shkurt, dhe se deri atëherë zëvendëskryeministrja “ka ngrënë bakllavanë, gjelin e detit edhe provat.” “E përsëris nuk mund të ketë më shumë të drejta se asnjë deputet tjetër. Kanë marrë 48 deri në 72 orë në 5 vitet e fundit. Duhet të ruajmë një standard. E pandehura mund të thotë se edhe të ha bakllavanë dhe gjelin e detit dhe intimiduar dëshmitarët dhe intimiduar. Prokuroria tha...