PS dhe PD ndajnë “mjaltin”, ndahen paratë e zgjedhjeve. Aleatët e vegjël kërkojnë shpërndarje më të mirë

PS dhe PD ndajnë “mjaltin”, ndahen paratë e zgjedhjeve. Aleatët e vegjël kërkojnë shpërndarje më të mirë

2026 nuk është vit zgjedhor, por për politikën është sërish vit i artë. Llogaritë e tyre bankare do jenë sërish plot me para, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u shpërndau fondin vjetor që kap shifrën e 3.5 milion eurove.  Pjesën e luanit e mori Partia Socialiste me 83 mandate e cila përfiton mbi 1.7 milion euro.  Edhe pse korri disfate te thelle elektorale  në arkën e Partisë Demokratike do kalojnë rreth 800 mije euro. Me Ilir Metën në burg Tedi Blushit i bie barra të menaxhojë 113 mije euro që mori Partia e Lirisë. Fati i  buzëqeshi edhe  aleatëve   të tjerë   të demokratëve, që Sali Berisha i strehoi në logon e tij për zgjedhje,  Koalicioni Madhështor në total ia doli te  rrembeje mbi  1 milion euro,...