Protestuesit sulmojnë me molotovë selinë e PS-së, policia hedh ujë drejt tyre

Protestuesit sulmojnë me molotovë selinë e PS-së, policia hedh ujë drejt tyre

Protesta e demokratëve nisi me tensione, të cilat u përshkallëzuan më tej me hedhjen e vazhdueshme të molotovëve. Mbështetësit demokratë kanë sulmuar edhe selinë e PS-së me molotovë. Më pas policia i ka shpërndarë me presionin e ujit dhe gazin lotsjellës. Ata fillimisht sulmuan Kryeministrinë dhe më pas Ministrinë e Brendshme dhe atë të Infrastrukturës. Forca të shumta policie janë vendosur në disa zona të kryeqytetit. Top Channel