Protestuesit shtyhen me efektivët, deputeti Boçi lëndohet nga spraji i hedhur
Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së opozitës të zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet, e cila kësaj here po mbahet në formën e një marshimi protestues. Sipas pamjeve nga vendngjarja, forcat e Policia e Shtetit kanë bllokuar një segment rrugor për të ndalur avancimin e protestuesve në drejtim të godinës së institucionit, ndërsa një pjesë e demonstruesve kanë tentuar të çajnë kordonin policor për të vijuar marshimin. Situata është shoqëruar me shtyrje dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa policia ka përdorur spraj neutralizues për të shpërndarë turmën. Gjatë tensioneve ka mbetur i lënduar edhe deputeti i opozitës, Luçiano Boçi, i cili sipas raportimeve është prekur nga spraji i përdorur nga policia. Ai ka marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje, ndërsa protesta ka vijuar nën...
Burimi:
kohajone.com