Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së të enjtes së shkuar para Kuvendit kanë dalë sot, në orën 09:30, para Gjykatës së Tiranës, ku zhvillohet seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit të tyre. Grupi Koordinues dhe protestues njoftuan më herët se do të mblidhen para gjykatës në mbështetje të të arrestuarve gjatë zhvillimit të seancës. Qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve. Arrestimet shkaktuan tensione edhe në protestën e djeshme në Tiranë. Pas përfundimit të marshimit, një grup protestuesish u përplas me forcat e policisë pranë Komisariatit nr. 3 në rrugën “Mine Peza”. Gjatë incidenteve u dëmtuan xhamat dhe dera hyrëse e komisariatit, ndërsa disa persona depërtuan në ambientet e pritjes. Të arrestuarit përballen me akuza që përfshijnë shkatërrim prone, kundërshtim dhe goditje të punonjësve...