Protestues të lënduar në protestë, Berisha nga spitali: Demonstruesin nga Berati e goditën, do të mbajnë përgjegjësi për dhunën ndaj tyre

Protestues të lënduar në protestë, Berisha nga spitali: Demonstruesin nga Berati e goditën, do të mbajnë përgjegjësi për dhunën ndaj tyre

Kryedemokrati Sali Berisha ka vizituar në spital protestuesit e lënduar në protestën e kësaj të diele në kryeqytet. Ai mbajti fjalën e tij pas vizitës, duke u shprehur se njërin prej tyre e kanë goditur megjithëse nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm “Demonstruesin nga Berati të cilin e kanë goditur në mënyrë kafshërore, në një kohë kur nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm. Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj protestuesve dhe e garantoj Edi Ramën se, për çdo protestues të dhunuar ai do të jetë përgjegjës personal direkt, personal direkt. Sikundër garantoj shqiptarët se në këtë vend paqe nuk ka dhe nuk do të ketë përderisa qeveritarët hajdutë pasi kanë vjedhur qytetarët, qindra milionë e miliarda, përdorin mandatet e krimit si...