Protestë pa fjalime/ Opozita tregon “muskujt” në shesh, zbulohen skenarët e revoltës së demokratëve

Protestë pa fjalime/ Opozita tregon “muskujt” në shesh, zbulohen skenarët e revoltës së demokratëve

Demokratët kanë mbledhur forcat për të protestuar sërish sot poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se protesta e pestë kombëtare e opozitës nuk do të ketë fjalime, por demokratët do flasin më shumë me akte. Ndryshe nga protestat e mëparshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, ndërkohë që organizatorët e protestës së PD nuk kanë vendosur podium. Dyert e Kryeministrisë janë blinduar, ndërkohë është mbuluar dhe stalacioni i dritave. Rreth Kryeministrisë po vendoset gardh metalik. Gazetarja e Top Channel raporton se shënjestra e revoltës do të jetë Kryeministria, por organizatoret nuk mohojnë as zhvendosjen në institucione të tjera. Ndërkohë Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit, sipas tyre kjo nisur...