Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban
Shoqata e shërbimit të transportit urban ndërqytetas dhe ndërkombëtar në Vlorë është ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Rreth 100 përfaqësues të këtij shërbimi i kanë bërë thirrje edhe një herë Bashkisë të rishikojë vendimin për zhvendosjen e stacionit interurban. Vendimi, i hyrë tashmë në fuqi pas votimit në Këshillin Bashkiak, për të zhvendosur stacionin nga rruga e re në hyrje të qytetit, në aksin nga IEVP Vlorë (paraburgimi) drejt ish-shkollës së Aviacionit, është kundërshtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përfaqësuesit e kompanive të transportit. Sipas tyre, destinacioni i ri nuk plotëson asnjë kusht: mungojnë ambientet e shërbimit, streha e pritjes për pasagjerët, tualetet publike dhe hapësira e trotuarit është e ngushtë për qëndrimin e pasagjerëve. Po ashtu, ata theksojnë mungesën e sinjalistikës dhe...
Burimi:
gijotina.com