Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec
Përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë të qytetit dhe specialistë të mjedisit, së bashku me qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme, janë mbledhur në zonën e Porto Novos për të protestuar kundër një projekti investimi në Zvërnec. Protestuesit shprehen se janë kundër ndërhyrjes së planifikuar, duke argumentuar se projekti rrezikon të dëmtojë një zonë me vlera të larta natyrore dhe mjedisore. Sipas tyre, kjo hapësirë ka rëndësi të veçantë si për komunitetin lokal, ashtu edhe për qytetin e Vlorës në tërësi. Ata theksojnë se kundërshtimi i tyre do të vijojë edhe në ditët në vijim, derisa të merren në konsideratë shqetësimet e ngritura për ndikimin në mjedis. Në protestë kanë marrë pjesë edhe qytetarë të ardhur nga Italia, të cilët janë bashkuar me thirrjet kundër...
Burimi:
opinion.al