Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit  të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

Partia Demokratike ka njoftuar një tjetër protestë kombëtare në 28 shkurt, që siç shprehet Sali Berisha do të jetë ndryshe nga tubimet e mëparshme. Sipas Berishës, kjo do të jetë një nga kryengritjet paqësorë më të fuqishme që ka njohur vendi, duke shtuar se “nuk do jetë e llojit të atyre që keni parë”. Ai deklaroi se kryengritja do të kalojë në fazën e diversifikimit të aksioneve. “Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Largimin e këtij binomi famëzi nga qeverisja. Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama ka bërë ditë të tëra negociata sekrete të fshehtë për lëkurën e tij dhe të bashkëshortes së tij në shkëmbim të...