Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë
Pas më shumë se katër muajsh që nga ndalimi i qarkullimit me monopatina, një grup aktivistësh dhe qytetarësh ka dalë sot në protestë para Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kërkojnë kthimin e skuterave të sekuestruar dhe anulimin e vendimit që ndalon përdorimin e tyre në rrugët e kryeqytetit. “Zonja ministre, ke futur duart në xhepin tim”; “Na gënjyet, na rrëmbyet pronën”; “Investimi iku, do mbajë kush përgjegjësi për paratë tona”, thuhet në disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar. Ata kërkojnë gjithashtu dëmshpërblim për bizneset dhe qytetarët që kanë pësuar humbje ekonomike si pasojë e ndalimit, duke theksuar se masat e marra kanë ndikuar negativisht në aktivitetin ekonomik dhe lirinë e lëvizjes urbane. Protestuesit shprehin shqetësim për mungesën e dialogut me institucionet dhe kërkojnë një zgjidhje...
Burimi:
gijotina.com