Protestë e nxënësve në Sarandë pas sulmit me thikë në shkollë: “Nuk u ndërhy në kohë”

Protestë e nxënësve në Sarandë pas sulmit me thikë në shkollë: “Nuk u ndërhy në kohë”

Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë zhvilluar një protestë para ambienteve të Komisariatit të Policisë në Delvinë, pas një incidenti të rëndë që ndodhi në shkollën e tyre dhe që përfundoi me plagosjen e një nxënësi me thikë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe reagim të fortë mes nxënësve, të cilët kërkojnë më shumë siguri dhe reagim nga institucionet përgjegjëse. Sipas tyre, konflikti ka nisur fillimisht brenda ambienteve të shkollës mes dy nxënësve dhe më pas është përshkallëzuar pasi ata janë larguar nga mjediset e saj. Përplasja përfundoi me përdorimin e një thike, ku njëri prej të rinjve mbeti i plagosur në zonën e shpatullës. Pas këtij incidenti, nxënësit vendosën të reagojnë publikisht, duke u mbledhur përpara komisariatit për të shprehur pakënaqësinë dhe shqetësimin e tyre....