Protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt, ish-deputeti i PS për dhunimin e banorëve: Akt vandal dhe bandit
Ish-deputeti i PS-së, Ermal Pacaj reagon ndaj përplasjeve të dhunshme të regjistruara në Rrjoll të Shkodrës nga banorët vendas me policinë. Shkak është bërë ndërtimi i resortit luksoz të Bashkim Ulajt. Banorët e kundërshtojnë duke thënë se toka është pronë e tyre. Pecaj i referohet një momenti kur një prej punonjësve të kompanisë “Breçani Security”, të punësuar nga Bashkim Ulaj, qëllon me grusht një djalë të ri. Ish-deputeti i PS shkruan se ky është një akt i papranueshëm dhe bandit. “Po kjo?! Si mundet me nodhe? Absolutisht e tepert, shumë. Dënoj dhe e përçmoj goditjen me grushta dhe shkelma kundër banorit dhe banorëve të Rrjollit. Akt i papranueshëm, vandal dhe bandit. Këto probleme nuk zgjidhen me dhunë e brutalitet, zgjidhen me drejtësi dhe me institucione...
Burimi:
kohajone.com