“Protesta në Tiranë, historike, frymëzim dhe për vetë Evropën”, Burimi: Imazhi i kësaj qeverie është djegur tashmë!
Prej 16 ditësh, kryeqyteti është përfshirë nga protesta të pandërprera, të cilat së fundmi kanë përshkallëzuar edhe me bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës drejt aeroportit ndërkombëtar. Kjo lëvizje qytetare e cila mbledh çdo ditë në marshim të rinj, familjarë, të moshuar dhe aktivistë të ndryshëm, po cilësohet si një ngjarje me përmasa historike jo vetëm për vendin, por edhe për vetë Evropën. I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë,në një studio televizive analisti Genc Burimi e vuri theksin te natyra krejtësisht paqësore e këtij tubimi. Duke bërë një paralelizëm me lëvizjen e “Jelekverdhëve” në Francë, e cila shpesh degradoi në dhunë deri në rrezikimin e presidentit Macron, protesta e Tiranës mbetet një model i qëndresës paqësore civile. Sipas analistit, goditja më e rëndë që ka prodhuar...
Burimi:
sot.com.al