Protesta në Durrës, qytetarët tentojnë të futen në Bashki, përplasen me policinë

Protesta në Durrës, qytetarët tentojnë të futen në Bashki, përplasen me policinë

Edhe këtë mbrëmje, banorët në Durrës kanë dalë në protestë pas situatës problematike të krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit Qytetarët janë mbledhur para bashkisë së Durrësit me pankarta në duar dhe kërkojnë mbështetje dhe transparencë për situatën e krijuar. Ata kanë ngritur zërin kundër abuzimit me fondet publike dhe investime të pamenduara që përmbysin Durrësin, si dhe mungesën e mbështetjes në këtë situatë për banorët e prekur. Protestës, ashtu si mbrëmjen e kaluar, i janë bashkuar dhe qytetarët e lagjeve të vjetra të Durrësit që preken nga projekti TID. Protestuesit po kërkojnë dhe dorëheqjen e kryetares së bashkisë. gijotina.com/