Protesta me dhunë ditën e djeshme në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen

Protesta me dhunë ditën e djeshme në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen

Pas përleshjes së protestuesve me punonjësit e një kompanie sigurie dhe dëmtimeve të mjeteve të firmës që po ndërton një resort në Rrjoll, Policia e Velipojës njofton se ka proceduar në total 24 persona. Sipas njoftimit zyrtar të Stacioni i Policisë Velipojë janë arrestuar  Nardi Malaj 51 vjeç dhe  Tur Shullani, 45 vjeç. Të arrestuarit akuzohen për “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. Procedim në gjendje të lirë: 7 persona Për shtetasit: L. K., 32 vjeç (Ivanaj); A. N., 33 vjeç (Gomaiqe); D. N., 27 vjeç (Gomsiqe); N. M., 70 vjeç (Gomsiqe); Z. Sh., 54 vjeç (Velipojë); Z. M., 33 vjeç (Rrjoll); P. M., 69 vjeç (Rrjoll). Akuzohen për shkatërrim...