Protesta mbaron me molotov te kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës me shumicë (video)

Protesta mbaron me molotov te kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës me shumicë (video)

Pas fjalës së Berishës ka filluar hedhja e molotovit mbi kryeministrinë. Ishin dhjetra shishe me molotov që shpërthyen para forcave policore dhe mbi dyert e dritaret e kryeministrisë. Ndërkohë protestuesit pas kësaj ndodhen para selisë së parlamentit ku zhvillohen seancat parlamentare. Policia hedh gaz lot sjellës të cilën mund ta shikoni dhe në pamjet e video-ve të realizuara nga gazetari i Koha Jonë, Redjon Shtylla. Në foto: Gazetari i gazetës KOHA JONE, Redjon Shtylla duke transmetuar live nën efektin e gazit lotsjellës.