Protesta, Lita: Ka rryma të ndryshme, por të keqen e kanë me Ramën, kërkojnë të hapë krahun
Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar protestat kundër projektit në Zvërnec, duke theksuar se ato karakterizohen nga një pjesëmarrje e larmishme dhe bashkojnë individë me bindje të ndryshme politike e shoqërore. Sipas Litës, protesta përfshin aktivistë dhe qytetarë që kanë qenë të angazhuar më herët në kauza të ndryshme, por që aktualisht ndajnë një qëndrim të përbashkët, largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai vlerësoi se lëvizja qytetare nuk ka gjasa të transformohet në një subjekt politik në këtë fazë, ndërsa shtoi se partitë politike mund të reflektojnë dhe të përfshijnë në programet e tyre shqetësimet e ngritura nga protestuesit. Duke folur në një studio televizive, Lita shprehet: “Protesta është e mirë kur s’imponohet. Kjo protestë ka pluralitet, ka rryma të ndryshme brenda saj, nga radikalët e...
Burimi:
sot.com.al