Protesta kombëtare e opozitës, Alimehmeti: Diktaturat nuk hiqen me votë, por me përballje…
Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e qëllimeve që është largimi i Edi Rama nga drejtimi i qeverisë pas skandaleve të mëdha të korrupsionit. Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti në studion e lajmeve në “Ora Neës” deklaroi se pa hequr të keqen që është kjo mazhorancë, nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Alimehmeti argumentoi se Shqipëria është shndërruar në një diktaturë autoritare, fakt që mbështetet edhe nga raportet e OSBE/ODIHR-it, të cilat sipas tij, konstatojnë se zgjedhjet nuk janë të lira. “Nuk njihet ndonjë rast ku një diktaturë të jetë rrëzuar vetëm përmes procesit zgjedhor. Për këtë arsye, rruga...
Burimi:
gijotina.com