Protesta e transportit urban në Vlorë, banorët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban
Është mbajtur sot një tjetër protestë e shoqatës së shërbimit të transportit urban, ndërqytetas dhe ndërkombëtar në Vlorë. Rreth 100 përfaqësues të këtij shërbimi janë mbledhur sërish sot, duke i bërë thirrje edhe një herë Bashkisë të rishikojë vendimin për zhvendosjen e stacionit interurban. Vendimi, i hyrë tashmë në fuqi pas votimit në Këshillin Bashkiak, për të zhvendosur stacionin nga rruga e re në hyrje të qytetit, në aksin nga IEVP Vlorë (paraburgimi) drejt ish-shkollës së Aviacionit, është kundërshtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përfaqësuesit e kompanive të transportit. Sipas tyre, destinacioni i ri nuk plotëson asnjë kusht: mungojnë ambientet e shërbimit, streha e pritjes për pasagjerët, tualetet publike dhe hapësira e trotuarit është e ngushtë për qëndrimin e pasagjerëve. Po ashtu, ata theksojnë mungesën...
Burimi:
top-channel.tv