Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Protesta e transportit në Vlorë, kërkohet që të ndalet konkurrenca nga të paligjshmit
Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në një protestë paqësore. Drejtuesit e autobusëve që linjave me Tiranën, Beratin, Elbasanin, Sarandën dhe qytete të tjera kanë pezulluar aktivitetin. Ata kërkojnë të ndalohet aktiviteti i paligjshëm i taksive dhe furgoneve të palincesuar. Një tjetër shqetësim i ngritur nga protestuesit është mungesa e një terminali të mirëfilltë për transportin interurban. Sipas tyre, Vlora mbetet i vetmi qytet i madh në vend që ende nuk ka një terminal funksional, çka krijon kaos, pasiguri dhe kushte jo të përshtatshme si për drejtuesit, ashtu edhe për pasagjerët. Drejtuesit e autobusëve paralajmërojnë se do të vijojnë pezullimin e aktivitetit, duke penalizuar qytetin dhe lëvizjen e qytetarëve, deri në gjetjen e një zgjidhjeje konkrete. Ata kërkojnë një takim...