Protesta e studentëve në RMV, Ambasadori i Shqipërisë përcjell vargjet e Fishtës

Protesta e studentëve në RMV, Ambasadori i Shqipërisë përcjell vargjet e Fishtës

Pak para protestës së paralajmëruar të studentëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ambasadori i Shqipërisë në këtë vend ka publikuar disa vargje të Fishtës për gjuhën shqipe. Duke qenë se protesta e studentëve ka në qendër pikërisht kërkesën e studentëve për mbrojtjen e gjuhës dhe kryerjen e provimeve në shqip, Ambasadori Denion Meidani  ka ndarë disa vargje nga poema “Gjuha Shqype”. “Pra, shqyptarë çdo fes qi t’jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta…”