Protesta e Rrjollit “zhvendoset” para Kuvendit, i bashkohen qytetarë të Durrësit e “Mundësia”! Shehaj: Iu është vjedhur prona
protesta para parlamentit TIRANË- Tensionet në Rrjoll të Velipojës kanë vijuar prej më shumë se një muaj, me banorët e zonës, të cilët janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti luksoz. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, banorët e Rrjollit janë mbledhur në një protestë para Parlamentit të Shqipërisë, të mbështetur nga Partia Mundësia. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili u përjashtua nga seanca plenare që po zhvillohet aktualisht në Kuvend, ka organizuar protestën në kryeqytet për pronën. Protestës i janë bashkuar edhe qytetarët e Durrësit, të cilët kundërshtojnë projektin TID. Këta të fundit gjithashtu pretendojnë se po u rrëmbehet prona nga shteti dhe oligarkët. Shehaj mori pjesë sot në protestën për pronat para Parlamentit, duke denoncuar grabitjen e tokave nga pushtetarë dhe oligarkë...
Burimi:
zeri.ai