Protesta e PD-së/ Të akuzuar për hedhje lëndë piroteknike, molotovësh e sendesh të forta drejt efektivëve të policisë, 18 të arrestuar, procedohen deputeti Klevis Balliu

Protesta e PD-së/ Të akuzuar për hedhje lëndë piroteknike, molotovësh e sendesh të forta drejt efektivëve të policisë, 18 të arrestuar, procedohen deputeti Klevis Balliu

18 persona u arrestuan dhe 27 të tjerë u proceduan penalisht, pasi hodhën lëndë piroteknike, molotovë dhe sende të forta drejt policisë gjatë protestës së ditës së djeshme. Siç bëjnë me dije uniformat blu, gjatë tudimit të djeshëm janë identifikuar 46 persona që kryen akte të dhunshme kundrejt efektivëve të policisë. 18 prej tyre u arrestuan ndërsa 28 të tjerë u proceduan penalisht. Sipas njoftimit të policisë zbulohet gjithashtu se u sekuestruan 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Sakaq, mes të proceduarve është edhe deputeti demokrat, Klevis Balliu për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Njoftimi i policisë: Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit...