Protesta e PD-së/ Policia deklaratë zyrtare: Janë plagosur 11 efektivë, u shoqëruan 23 persona

Protesta e PD-së/ Policia deklaratë zyrtare: Janë plagosur 11 efektivë, u shoqëruan 23 persona

Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së zhvilluar ditën e sotme, e thirrur dhe e organizuar nga Partia Demokratike, gjatë së cilës janë regjistruar akte dhune para Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e sulmeve me molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta, janë dëmtuar 11 punonjës policie, të cilët ndodheshin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit. Efektivët e lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies, ku janë vizituar edhe nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, si dhe Zëvendësdrejtori për Rendin, Dashnor Muhaj. Njoftimi i policisë: Gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë...