Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, policia njoftim zyrtar: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, policia njoftim zyrtar: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim zyrtar për protestën që do të zhvillojë sot përpara Kryeministrisë Partia Demokratike. Sipas bluve, nisur nga incidenteve të dhunshme të ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, Policia e Tiranës nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit. Ndër të tjera shton se ka marrë masa masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në kryeqytet. “Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë. Nisur nga incidentet e ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, ku u evidentuan akte dhune dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë, pjesëmarrja e personave të maskuar dhe përdorimi i të miturve në tubim, si dhe...