Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE

Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të Partisë Demokratike, të mbajtur këtë të martë te Kryeministria dhe Parlamenti, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe skandaleve që e kanë përfshirë së fundmi atë. Associated Press, Reuters, The Telegraph dhe Washington Post shkruajnë se mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në kryeqytetin e Shqipërisë për të kërkuar largimin e qeverisë së Ramës, pas akuzave të ngritura nga drejtësia ndaj zëvendës kryeministres së pezulluar Belinda Balluku. Associated Press e vë theksin se te përdorimi i gazit lotsjellës dhe uji nga policia ndaj protestuesve, pasi këta të fundit hodhën molotov, ndërsa kujton se tensionet e krijuara si pasojë e akuzave për korrupsion të qeverisë Rama, mund të bëhet pengesë për integriminnë BE. Artikulli...