Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës

Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për protestën e sotme të PD-së te kryeminstria. Në njoftimin e publikuara në faqen zyrtare, ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin demonstratën dhe kufizojnë shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik. Sipas ambasadës amerikane protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore por situatat mund të ndryshojnë shpejt. “Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këtë ngjarje Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik Monitoroni mediat lokale Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje Mbani një profil të ulët”,- thuhet ndër të tjera në njoftim. Protesta do të nisë sot në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë Kryeministrisë.