Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Protesta e PD para kryeministrisë, policia publikon planin e masave, ja akset që do të bllokohen
Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për protestën e sotme të Partisë Demokratike para kryeministrisë. Uniformat blu kanë bërë me dije se cilat akse do të bllokohen gjatë protestës si dhe oraret e bllokimit. Njoftimi i policisë: Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, i cili nis në orën 18:00 para Kryeministrisë. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private. Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën...