Protesta e PD mbyllet me gaz e molotov, 18 të ndaluar, 11 efektivë në spitalin e Traumës, incident me shoqërimin e 1 të mituri

Protesta e PD mbyllet me gaz e molotov, 18 të ndaluar, 11 efektivë në spitalin e Traumës, incident me shoqërimin e 1 të mituri

Foto nga protesta TIRANË- Protesta e organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë është mbyllur me përplasje dhe akte dhune mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjatë tubimit janë hedhur lëndë piroteknike, molotovë dhe sende të forta në drejtim të policisë, duke shkaktuar plagosjen e disa efektivëve. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, 11 punonjës policie kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa disa prej tyre kanë marrë djegie dhe dëmtime nga mjetet piroteknike. Pas përshkallëzimit të situatës, Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës. Nga gazi, janë lënduar qytetarët e pranishëm por edhe punonjësit e medias, të cilët janë parë të raportonin me lot për shkak të efektit të lëndës së...