Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa persona
Foto nga protesta TIRANË- Disa persona janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 të Policisë së Tiranës pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, të thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se në komisariat kanë shkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike. Në protestën e sotme pati edhe trazira, ku disa protestues hodhën kapsolla dhe molotov drejt Kryeministrisë, ndërsa një qytetar u përfshi nga flakët dhe një efektiv policie u plagos. Fatmirësisht, si protestuesi ashtu edhe polici nuk kanë pësuar dëmtime të rënda. /ZËRI